35 vjeçari la dy jetimë, treni merr edhe një jetë në Rramanli të Kumanovës


Në këta binarë edhe një person e humbi jetën.EKREM JASHARI VËLLAI I VIKTIMËS “Dy vajza i ka dhe nusen thotë vëllai i vik*timës. Në çfarë moshe i la fëmijët? Vajzën e vogël e ka tetë muaj. Vajzën e madhe tre vjet e gjysmë”.Tridhjetepesë vjeçari, Sabedin Jashari nga Llopati i Kumanovës ishte nisur për tek miqtë e në shtëpi u kthye me ndihmë të shpejtë, ku edhe pas 4 ditëve ndërroi jetë.

EKREM JASHARI “Kemi dy motra në fshatin Ramanli që kalojmë çdo ditë në këtë rrugë. Ndodhi kjo fatkeqësi. Njerzit e fshatit që kanë qenë aty e kanë marrë dhe e kanë dërguar në urgjencë. Ka qëndruar katër ditë në spital, tre ditë ishte në shtëpi dhe pastaj ndërroi jetë. Ky vend, ka qenë pika e kobshme për më shumë se 20 persona. Në vitin e kaluar, tre persona të një familjeje humbën jetën. E sot, dy banorët e parë që i takuam në Rramali, kishin humbur nga një familjarë.

BANOR – “Po më ka ndodhur djali i vëllaut tim ka vde*kur, ka qenë 6 vjeçar. Ai e kishte kaluar rrugën dhe kur ka dashur të kthehet prapa, shkalla e trenit e ka kap dhe e ka gjuajtur 30 metra dhe e ka mbyt në vend.

BANOR “ Unë jam bërë me trauma. E keni humur një familijar? Po ajo ka qenë para shumë viteve. E kam humbur vëllaun”.
Frika më e madhe është për fëmijët të cilët kalojnë për çdo ditë.