Ilir Kurtishi la pas një mandat të suksesshëm në Galerinë e Arteve në Tetovë!


Intervistë me ish drejtorin e Galerisë së Arteve në Tetovë, i cili gjatë kohës që udhëhoqi me Galerinë arriti majat e aktiviteteve nga Galeria dhe të promovojë artist të ri!

Gazetari: Udhëhoqët për një mandat Galerinë e Arteve në Tetovë si e vlerësoni?!

Ilir Kurtishi: Arti dhe kultura jan pasqyrë e ngritjes së një shoqërie apo shteti. Andaj, ekzistojn institucione të cilët përkujdesën për menaxhimin dhe ngritjen e kapaciteteve kulturore dhe artistike. Galeria e Arteve është një institucion i tillë nacional. Unë jam i nderuar që pata mundësinë të udhëheqi kët institucion. Një sfidë e rendë që kërkon profesionalizam dhe perkushtim të madh.

Gazetari: Cilat projekte do t’i vecnonit?

Ilir Kurtishi: Agjenda ime ka qenë promovimi dhe afirmimi i artit. Gjithmon duke u nisur nga ky parim jam munduar që të jem sa më afër publikut, jo vetëm publikut nacional. Por, edhe atij ndërkombtarë. Kështu që, së bashku me stafin e galerisë kemi dhën maksimumin ton dhe pandalur kemi realizuar proekte. Do vecoja disa proekte me rëndësi. realizimin e dy skulpturave të mëdhaja nga metali; “Sfidë dhe triumf” që është e vendosur në parkun e bletëve dhe skulpturën ” elefanti cirk” që e madhështon oborrin e Galerisë së Arteve. Prezantimi i katër artistëve të ri nga Maqedonia në qytetin e Suharekës. Prezantim i koleksionit të galerisë ne qytetin e Fierit, realizimi i muralit ” qendro mos ik”, botimi i monografisë së autorit Nevzat Kica. Proekti “edhe ne jemi artistë” po zhvillohet ne kontuinitet. Dhjetra ekspozita të autorëve eminent nga vendi dhe jasht. Do vecoja ekspozitën e Miftat memetit, Nevzat Kicës.
Eliza Hoxha, Fehmi Hoxha dhe shum artist tjerë.
Gjithashtu vlen të përmendet edhe realizimi i proektit “Karvani Artistik”. Proekt ky i ideuar nga Veton Gusia që bashkoi shum artistë nga ghith trojet shqiptare.
Kolonia artistike është proekt ne vete. Një proekt multidimensional dhe ndërkombtarë. Kur them multidimenional e kam fjalën për përfshirjen e artistëve nga shum vende, artistë me përvoja të ndryshme, përvoja të ndryshme dhe mënyra të ndryshme krijuese që të gjitha këto shërbejn për shkëmbimin e përvojave dhe njëkohësisht promovim vlerash ndërkombëtar. Nisur nga, mënyra e të organizuarit të eventeve dhe nga përgjegjësia maksmimale Galeria e Arteve u shëndrua në një destinacion i preferuar i artistëve dhe luan rolin e një ambasadori kulturor.

Gazetari:Cili do të ishte mesazhi juaj per fund?!

Ilir Kurtishi: Së fundmi drejtoreshës së re znj.Arbenita Meta i dëshiroj suksese në punë. Dua të falënderoj stafin e Galerise me të cilët kemi punuar 4 vite rresht.
Gjithashtu shum mirënjohës dhe falënderues ndaj Partisë së Bashkimit Demokratik për Integrim -BDI për mundësinë që më dha të udhëheqi kët institucion.