34-vjeçari nga Zhelina e Tetovës e kërcënon të miturën se do ti publikojë foto eksplicite

Me datë 02.03.2024 në ora 09:40, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria B.K.(34) nga fshati Zhelinë e Tetovës, për shkak të dyshimit se me datë 02.02.2024 në Tetovë ka ndjekur një vajzë të mitur nga një fshat të Tetovësdhe e ka shantazhuar që të jetë me të që të mos publikojë foto të saj me përmbajtje eksplicite. Sipas njoftimit, ai i ka marrë celularin. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.