34-vjecari nga Shqipëria me leje italiane të falsifikuar tentoi të futet në Maqedoni, arrestohet


Më 15.11.2024, në orën 03:00, në Pikën Kufitare Deve Bair, oficerët e policisë kanë arrestuar M.S. (34) nga Republika e Shqipërisë, pasi gjatë kontrollit të pasaportës dhe kufirit ai ka paraqitur një leje drejtimi italiane të falsifikuar.
Leja e drejtimit është konfiskuar, ndërsa personi është ndaluar në Stacionin Policor në Kriva Pallankë për procedura të mëtejshme.