Dje (02-gusht) në ora 22:00 në Gostivar, zyrtarë policorë të DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin SH.F.(34) nga Gostivari pasi që kishte qenë i raportuar nga bashkëshortja e tij 31-vjeçar se e ka sulmuar fiyikisht atë në shtëpinë e tyre familjare në Gostivar.
Sipas raportit, ai ka përdorur edhe mjete të ndryshme shtëpiake. Ai është ndaluar në komisariat dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.