10 qytete të prekura, 76 njerëz të vdekur, pamje të rënda la pas tërmeti në Turqi

Një tërmet i fuqishëm goditi gjatë natës juglindjen e Turqisë, në kufi me Sirinë, duke i marrë jetën qindra personave, në të dy shtetet.

Qendra Amerikane e Sizmiologjisë tha se tërmeti ishte me magnitudë 7.8 të shkallës Rihter.
Lëkundjet e forta u regjistruan në orën 04:17 me orën lokale. Ato ishin me thellësi 17.9 kilometra dhe me epiqendër pranë qytetit të Gaziantep.

Autoritetet në Turqi kanë konfirmuar vdekjen e të paktën 76 personave deri më tani. 10 janë qytetet turke që janë prekur nga ky tërmet.
Në Siri, mediat atje raportojnë për të paktën 50 të vdekur.

Të plagosurit janë po ashtu me qindra.
Shifrat janë paraprake dhe numri i viktimave mund të jetë shumë më i lartë, pasi të shumtë janë ata që dyshohen të jenë zënë nën rrënoja.