Risi e madhe nga WatsAppi, ju s’duhet të keni internet për…

WhatsAppi ka lansuar një përditësim të ri MADHOR që i lejon njerëzit të bisedojnë mes vete edhe kur nuk ka internet.

Ky përditësim i ri lejon njerëzit që të jenë online duke përdorur serverë të tjerë, që pastaj i lejon ata që të flasin mes vete kur nuk ka internet apo edhe bllokada të caktuara nga disa qeveri të botës.

WhatsApp tha që po e lansonte këtë përditësim si përgjigje ndaj ndalimeve që po bënin disa qeveri, përfshirë Iranin. Këto bllokada “po ua mohonin njerëzve të drejtën njerëzore dhe po ndalonin ata së marri ndihmë urgjente kur iu vyen” tha kompania pas njoftimit, raporton Independent.

Kompania tha më tej që “është dëshira e saj për vitin 2023 që ndaljet e internetit të mos ndodhin”
Kjo pajisje është brenda ‘settings’-it të Wahatsappit dhe lejon përdoruesit që të vendosin emrin e një serveri proxy për ta përdorur më pas që të lidhen në internet.

Serverët procy shërbejnë si porta hyrëse mes përdoruesit dhe internetit kur metodat e lidhjeve tradicionale dhe servët janë ndalur – duke iu mundësuar lidhjen përdoruesve dhe web-faqeve apo shërbimeve në të cilat duan të kenë qasje.

Whatsapp tha që shumë prej tyre ishin ndërtuar nga vullntearë dhe organizata në mbarë botën që të ndihmon njerëzit për të “komunikuar lirshëm”.

“Të lidhesh përmes proxy-t nënkupton se do të kesh të njëjtin nivel të lartë të privatësisë dhe sigurisë që WhatsAppi e ofron,” – thuhet më tej në këtë postim të gjigantit teknologjik.