33-vjeçarja me 7 fëmijë: Mos bëni 1 apo 2 fëmijë, por shtoni familjen

Neta Deda, nëna e 7 fëmijëve ishte këtë të hënë për të folur për familjen e saj të madhe në “Good Morning Albanians”.

Ajo së fundmi është bërë nënë e një vajze të vogël me ermin Hana dhe shprehet se të jesh në një familje të madhe është një lumturi e papërshkrueshme, të cilën ua sugjeron të gjithë prindërve.

Ajo u shpreh se prindërit do ishte mirë të mos i linin fëmijët të vetëm, por tu bënin motra e vëllezër.

Ndodh shpesh me kalamajtë që janë nëpër shkolla t’i pyesin se si ndiheni në familjen tuaj. Është një lumturi pa fund të rritesh mes një familje të madhe. Unë do ia uroja çdo prindi që minimumi mos t’i lënë fëmijët vetëm. Mos të ngelen me një apo me dy fëmijë”,-tha ajo.