33-vjeçari nga Tetova e rreh nënën e tij dhe e dëmton shtëpinë ku banonin, arrestohet

Në mbrëmjen e djeshme (8 nëntor) rreth orës 22:30, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria 33-vjeçarin, banues në Tetovë, K.B., i cili u raportua se një orë më parë kishte sulmuar fizikisht nënën e tij 59-vjeçare në banesën ku jetonin së bashku në Tetovë dhe ka dëmtuar disa nga sendet shtëpiake. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përpilohet raport përkatës.