33-vjeçari nga Kosova kapet me leje të falsifikuar franceze në kufirin e Bogorodicës

MPB ka njoftuar se me datë 31.08.2024, në orën 00:30, në Pikën Kufitare Bogorodicë, gjatë hyrjes në shtet, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për mbikëqyrje kufitare dhe kontrolle kufitare Bogorodicë e arrestuan K.A. (33) nga Kosova, me leje qëndrimi të përkohshëm për të huajt në RMV. Gjatë kontrollit të pasaportës dhe verifikimeve, u konstatua se leja franceze e drejtimit që ai kishte paraqitur për shqyrtim ishte e falsifikuar. Personi është dorëzuar në Stacionin Policor të Gjevgjelisë për procedura të mëtejshme.