33-vjeçari e përpiu telefonin NOKIA, ia nxjerrin mjekët e QKUK-së

Një ndërhyrje e rrallë është kryer në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Mjekët e QKUK-së kanë arritur që t’ia nxjerrin një pacienti telefonin që e kishte përpi.
Lajmin e ka bërë të ditur gastroenterologu, Skender Telaku, i cili tha se pacienti 33-vjeçar e kishte gëlltitur telefonin para katër ditësh.

Telaku njoftoi se telefoni i është nxjerrë pacientit nga organizmi, pa ia prerë stomakun.
“Nxjerrja e telefonit nga stomaku. Mashkulli 33 vjeç para katër ditësh kishte përpi një telefon të vogël. Me rrugë endoskopike, pra pa e prerë lukthin, nxorëm telefonin e ndarë në tri pjesë. Pa komplikime”, shkroi ai në Facebook.