Vendi ku gratë i rrahin gratë!

Mos respektimi i të drejtave të grave dhe jetesa e tyre në kushte ekstreme vijon ende të jetë një problem i madh për disa vende të botës.

I tillë është dhe rasti i një province në Indonezi, që në fakt është bërë i pari vend islamik, ku gratë dënojnë gratë, për shkelje të rregullave të Sheriatit.
Në këtë vend, gratë jetojnë të mbyllura, pa të drejtat më minimale, dhe nën pushtetin e burrave. Megjithatë, së fundmi është prezantuar një grupim i veçantë brenda policisë, i përbërë nga gra, me detyrë ndëshkimi ne grave.

Rasti më i fundit ishte ai i fshikullimit me kamxhik në publik i një gruaje e cila akuzohej se kishte takuar një burrë, i cili nuk ishte bashkëshorti i saj. Ajo u godit plot 22 herë me kamxhik, teksa qëndronte e përkulur para një gruaje tjetër.

Sipas drejtuesve të vendit, ky vendim është marrë për t’i bërë gratë e akuzuara të ndihen fajtore, pasi është një tjetër grua që po i dënon për jomoralitetin e tyre.