Një ministër aktual dhe 2 zyrtar tjerë të Qeverisë nën hetim për keqpërdorime

Zyra e Zëvendëskryeministres për Qeverisje të Mirë, Sllavica Grkovska deri më tani ka iniciuar tri procedura lidhur me keqpërdorimet e zyrtarëve.

Zëvendëskryeministrja Grkovska në një intervistë për MIA thekson se për dy raste ka dyshim të arsyeshëm për paraqitjen e kallëzimit penal, ndërsa rasti i tretë është parashtruar kohë më parë dhe është lëndë e madhe dhe e gjerë, për këtë arsye për ate do të ketë rezultat deri në fund të vitit.

Zëvendëskryeministrja nuk tregon se për cilat raste dhe për kë bëhet fjalë, por thekson se veprohet në mënyrë të paanshme, pavarësisht se për kë bëhet fjalë, nëse kabineti merr informacione për abuzime.