Njëzet persona kanë thithur gjysmë milioni euro për tre vjet nga Qendra e re Klinike që pritet të ndërtohet në Shkup


Vërtetmatësi ka kontrolluar çdo person në llogarinë e të cilëve janë lëshuar para në tre vitet e fundit nga njësia e projektit për ndërtimin e Qendrës së re Klinike – shumat lëvizin nga 5.500 deri në 90.000 denarë në muaj. Se çfarë kanë punuar konkretisht këta persona, mbetet e paqartë, sepse nuk ka njoftim për ndërtimin e qendrës së re klinike në Shkup dhe nuk është bërë rikonstruksion i asaj ekzistuese, ndërsa në Shtip ka gati gjashtë vite që ndërtimet janë duke u zhvilluar. Megjithatë, në vetëm tre vjet, disa njerëz fituan deri në 50,000 euro, shkruan Vërtetëmatës.

Pothuajse gjysmë milioni euro janë paguar për njëzet individë nga nënllogaria e Ministrisë së Shëndetësisë, në periudhën nga viti 2020 deri në tetor të këtij viti, për projektin për ndërtimin e Qendrës së re Klinike. Përmes aplikacionit Open Finances, Vërtetmatësi ka kontrolluar çdo person, në llogarinë e të cilëve janë lëshuar para për këtë qëllim për këto tri vite – shumat lëvizin nga 5.500 deri në 90.000 denarë në muaj. Se çfarë konkretisht kanë bërë këta persona, mbetet e paqartë, sepse nuk ka njoftim për ndërtimin e qendrës së re klinike në Shkup dhe nuk është bërë rindërtim i asaj ekzistuese, ndërsa në Shtip është në ndërtim e sipër për gati gjashtë vjet. Megjithatë, për vetëm tre vjet, disa persona fituan edhe 50 mijë euro, pasi u ishin paguar para nga kjo nënllogari e Ministrisë – Projekti për ndërtimin e qendrës së re klinike.

Po ashtu, një kompani italiane tashmë kërkon 8.5 milionë euro nga Maqedonia si ndëshkim për mosndërtimin e Qendrës së re Klinike në Shkup, ndërsa ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, tha se po shqyrtohet mundësia që shuma të ulet ndjeshëm.

Si Ministri e Shëndetësisë jemi organizuar me avokatë për të shqyrtuar mundësinë e uljes së gjobës prej rreth 8.5 milionë euro ndaj kompanisë italiane për ndërtimin e Qendrës së re Klinike. Sigurisht që nuk do të jetë ajo shumë, sepse në shumicën e rasteve pala kërkuese kërkon të gjitha fondet që kanë dhënë në llogaritjet e tyre për zgjidhjen e asaj kontrate. Jo çdo herë ato mjete paguhen nga pala tjetër, në këtë rast shteti. Ajo procedurë, sipas të gjitha praktikave, do të vazhdojë dhe ndoshta do të shkojmë në arbitrazh dhe do të zgjasë shumë dhe nuk e dimë se kur do të ketë rezultat përfundimtar, tha ministri në tetor të këtij viti.

Por pavarësisht kësaj, 17 persona ende marrin para nga kjo njësi projektuese e Ministrisë.

Pagesat u janë bërë personave nga PR agjencitë, studiot arkitekturore dhe kompanitë ligjore
Vërtetmatësi ka shkruar tashmë për historinë e gjatë që nuk ka fund tani për tani, e quajtur “Qendra e re Klinike”. Është paralajmëruar për një kohë të gjatë, janë shpallur lokacione të ndryshme, nga ministra të ndryshëm, por mesa duket vetëm tarifat kanë mbetur të përhershme në realizimin e kësaj ideje.

Sipas hulumtimit nga Vërtetmatësi, për tre vitet e fundit, kur kemi kontrolluar çdo person fizik të cilit i është bërë pagesa, kemi gjetur 24 persona që kanë pasur pagesa nga kjo njësi e projektit. Disa prej tyre fillimisht ishin paguar nga 90.000 denarë, ndërsa Venko Filipçe ishte ministër i Shëndetësisë, e më vonë me ardhjen e Bekim Sali kjo shumë u zvogëlua në 50.000 denarë. Ata janë paguar më së shumti 50 – 60.000 denarë, ndërsa ka vetëm një person që ka marrë 5.500 denarë në muaj për tre vjet, dhe kjo është shuma më e ulët e paguar.

Në total, nga janari 2020 deri në tetor 2022, sipas llogaritjeve tona janë paguar gjithsej 458,799 euro.

Çfarë bëjnë në të vërtetë këta persona, kur nuk ka Qendër të re Klinike, iu drejtuam Ministrisë së Shëndetësisë, nga ku na sqaruan se këta persona janë angazhuar për projektin për ndërtimin e Qendrës së re Klinike në Shtip, por edhe për spitale të montazhe gjatë kohës që ka pasur pandemi me Covid-19, si dhe për objekte të tjera infrastrukturore.

Angazhimi i personave është me kontratë pune, dhe jo me marrëdhënie të rregullt pune, që do të thotë se shuma e caktuar paguhet pa kontribute të paguara, siç është rasti me njësitë e tjera të projektit që funksionojnë në kuadër të ministrive të tjera dhe institucionet shtetërore. Në përputhje me programin e Qeverisë për reformat në shëndetësi dhe përmirësimin e kushteve të punës së institucioneve publike shëndetësore si dhe rritjen e efikasitetit të infrastrukturës ekzistuese të objekteve shëndetësore, Ministria e Shëndetësisë në kuadër të strukturës së saj organizative ka krijuar një njësi për koordinimin dhe monitorimin e projekteve infrastrukturore në të gjitha segmentet e zbatimit, monitorimit dhe vlerësimit të tyre, thanë për Vërtetmatësin nga Ministria e Shëndetësisë.

Pra, angazhimi i këtyre personave në njësinë e mësipërme i referohet detyrave dhe specialiteteve që lidhen me menaxhimin e projekteve, punimet e ndërtimit, arkitekturën, instalimet mekanike, instalimet elektrike, pajisjet mjekësore, menaxhimin e mbetjeve mjekësore dhe komunale, financat, çështjet ligjore, prokurimin publik, kontrolluesin e dokumenteve si dhe mbështetje administrative të aktiviteteve të projektit.

Nga Ministria thonë se me kontratë në vepër, me orar të plotë pune, janë angazhuar gjithsej 17 persona nga specialitete të ndryshme.

Megjithatë, mbetet e paqartë sesi këta persona punojnë me kohë të plotë në Ministri, kur konstatuam se disa prej tyre kanë zyrat e tyre të avokatisë, disa prej tyre kanë agjencitë e tyre PR, studio arkitekturore dhe të ngjashme.

Ministrat ndryshuan, vetëm honorarët mbetën të qëndrueshëm
Për atë se kush ka qenë dhe është ende i angazhuar në Ministrinë e Shëndetësisë, deri më tani janë publikuar emrat e disa personave.

Ndër emrat më të njohur që janë në këto “paga” të Ministrisë së Shëndetësisë janë personat që janë përmendur deri më tani në media, si p.sh. Jovan Grpovski, ish-këshilltar i ish-ministrit Nikolla Todorov. Fillimisht për punën e tij në këtë njësi projektuese ka marrë 150 mijë denarë në muaj, ndërsa vitet e fundit 90 mijë denarë. Në periudhën nga viti 2020 deri në prill të vitit 2022, kur bëhet pagesa e fundit, në llogarinë e Grpovskit janë lëshuar gati 44 mijë euro.

Më pas ministri Sali zëvendëson Grpovskin dhe në vend të tij vjen Afrim Useini nga BDI, i cili merr 90 mijë denarë në muaj.

Në këtë listë është edhe deputeti i VMRO-Narodnës, Ljupço Balkoski, i cili me profesion është arkitekt. Vetëm në vitin 2020 për 7 muaj ka fituar 10300 euro nga nënllogaria e Ministrisë. Ai nuk është më në mesin e të punësuarve nga ministri Bekim Sali.

VMRO-DPMNE-ja opozitare e ka theksuar edhe ish-kryetarin e Qendrës, Andrej Zhernovski, se nga Ministria merr 60.000 denarë në muaj për Qendrën Klinike që nuk po ndërtohet.

Redaktorët e Vërtetmatësit vendosën që të mos publikohen të gjithë emrat e personave që kanë qenë të angazhuar në këtë projekt të Ministrisë së Shëndetësisë, përveç personave që kanë angazhime partiake, ose janë aktivë ose ish-zyrtarë të zgjedhur ose të emëruar.

Siç ka shkruar Prizma, këta persona janë angazhuar edhe për ndërtimin e spitalit të ri klinik në Shtip. Vetëm për spitalin e ri klinik në Shtip, i cili është në ndërtim e sipër për të gjashtën vit nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës është marrë kredi prej 97 milionë euro. Sipas Prizma-s, vitin e kaluar më 5 nëntor kreditori me një shkresë e ka njoftuar ministrin Venko Filipçe se refuzojnë financimin e projektit dhe shkak ka qenë ndërtimi i ngadaltë.

Që atëherë dhe me ardhjen e ministrit të ri Bekim Sali, disa prej këtyre personave u është ndërprerë marrëdhënia e punës. Por jo për të gjithë. Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, për vitin aktual 2022 janë paguar mjete të përgjithshme në shumë prej 8.003.720 denarë (130.000 euro) për 17 persona. Kjo do të thotë se një person për këtë vit ka marrë mesatarisht 50 mijë denarë në muaj.

Kjo njësi e projektit është themeluar fillimisht në vitin 2017 nga ministri Nikola Todorov dhe ka vazhduar nga Arben Taravari, më pas Venko Filipçe dhe tani ministri Bekim Sali. Fillimisht projekti parashikonte ndërtimin e një blloku të ri klinik, një godinë të re laboratori dhe përshtatjen dhe rikonstruksionin e godinës së klinikës kirurgjikale. Kardiologjia, Klinika e Fëmijëve, Onkologjia, Klinika Infektive, Klinika Gjinekologjike dhe Klinika e Stomatologjisë do të vazhdonin të funksiononin në ambientet e tyre ekzistuese, me çka klinikat e Gjinekologjisë, Kirurgjisë dhe Onkologjisë gjithashtu të lidheshin fizikisht me korridore të ngrohta me bllokun e ri klinik dhe ndërtimin e laboratorëve.

As kjo nuk u realizua, ndërsa stabile mbetën vetëm paratë për angazhime të reja të individëve.

Dalja e këtyre fondeve për publikun do të ishte e kuptueshme dhe e justifikuar, nëse qytetarët do të ishin dëshmitarë të projekteve të realizuara të financuara nga buxheti, por edhe nga kreditorët, ndërsa çdo gjë tjetër vë në pikëpyetje interesin publik kur bëhet fjalë për projektet kapitale, përkundër fitimit të individëve.