Fëmijët janë të prindërve, kujdes vjehrra!

FËMIJËT JANË TË PRINDËRVE

Nuk e di kur do ndalen këto “tortura” psiqike ndaj grave por besoj se koha është për të ndryshuar.

“Tezja Razije amaan që e ben nje apel në facebookun tend se te ndjekin shume njerez. U cmenda moj me vjehren time, une kam lindur dhe ajo e ka marr femijen tim persiper sikur une nuk ekzistoj. Me thote merru ti me punet e shtepise se une e mbaj beben. Perfundojne punet e shtepise dua ta marr me thote leje leje se ia kam marre doren po e rehatoj une shih ti a ke me bo dicka tjeter. Vec kur shkoj te nana une kaloj kohe me femijen tim. Jam lodhur psiqikisht. Burri im i jep te drejte vjehres thote se ajo kerkon pasterti sepse eshte shume e paster e une duhet te sherbej ashtu si ka sherbyer ajo ndaj familjes se saj dhe se duhet te jem falenderuese qe nuk e kam edhe beben ne duar. Aman cka te bej si ta perfundoj kete torture se u cmenda”

Cka te then une pervec uroj qe Zoti do ju sjelle arsyen ne vend dhe ju do reflektoni.

Jam gjyshe disa here, as femijet e vajzes as te djemve nuk i konsideroj si femijet e mi sepse ata i kane nanat e tyre.

I konsideroj si nipat/mbesat e mia dhe ashtu kemi shume dashuri e raporte te mira bashke.

O bashkemoshatare po cka e doni rolin e nanes ne pleqeri, po shijoni jeten dhe jepni ndihme po ua kerkuan ne te kunderten mos beni zë dhe jetoni per vete.

Sdi cka te them vecse uroj te ndalen torturat e tilla sepse kjo eshte torture.

Me dashuri,
Razija