Dje (30-mars) rreth orës 13:40, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria 32-vjeçaren B.J. nga një fshat i Gostivarit, e cila paraprakisht kishte kanosur me mjet të mprehtë punonjësit në Spitalin Modular në Gostivar dhe kishte dëmtuar një pjesë të inventarit të brendshëm.
Rasti është duke zbardhur dhe dokumentuar.