32 vjeçari nga Senakosi kapet nga policia!

Sot (19.01.2023) në ora 00:45 në Senakos të Gostivarit, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë – DPB Gostivar, kanë privuar nga liria personin I.J. (32) nga Senakosi. Gjatë bastisjes së kryer me urdhër të gjykatës në një shtëpi dhe ambiente të tjera ndihmëse ku banon I.J. janë gjetë dhe konfiskuar tre qese me paketime të vogla individuale me marijuanë dhe një peshore dixhitale. Personi është ndaluar në komisariat për procedim të mëtejshëm, pas së cilës do të vijojë parashtresa përkatëse.