32-vjeçari nga Maqedonia ndërron jetë në Gjermani pas rahjes me shishe birre

Një shtetas i Maedonisë së Veriut (32) është vrarë në qytetin gjerman të Essenit. Ai vdiq pas një rrahje me dy shtetas të Eritreut.

Debati është shndërruar në rahje dhe shtetasi maqedonas është goditur me shishe birre, raporton gazeta gjermane Bild.

Një dëshmitar i ngjarjes ka dhënë menjëherë ndihmën e parë dhe ka tentuar ta riktheje ne jetê të plagosurin pa ndjenja, por ai ka ndërruar jetë menjëherë më pas në spital si pasojë e plagëve të marra.

Pas obduksionit është konstatuar se maqedonasi ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes me objekt të mprehtë, gjegjësisht nga goditjet me shishe.

Prokuroria po heton rastin. Nuk ka detaje se çfarë e shkaktoi debatin.