Shkruan Arbana Xharra:
5 monstruma pasken dhunuar nje vajze 11 vjecare ne Prishtine ne kryeqendren e Kosoves.
Kur ne akte te tilla perfshihet nje person, kemi te bejme me nje dhunes, kriminel, pedofil…emerojeni si te doni.
Por ne kete rast kemi te bejme me nje grup prej 5 vetave, kjo do te thote qe ne ate vend predispozita per me u dhunu çikat jane shume te medha.
Pra ato rrezikohen ne shkolla, ne rruge, ne lagje kudo. Kushedi sa raste te tjera as qe jane raportuar.
Pra, cilat jane elementet qe e nxisin nje grup te rinjesh me dhunu nje femije? Semundje mentale smund te kene te pestit, pedofil smund te jene te pestit. A konsiderohet nje 11 vjecare e rritun per mendesine e tyne kriminale?
Eshte shume me e rrezikshme kur te pestit lehtesisht pa friken e ndeshkimit dhunojne nje FEMIJE. Kur kemi te bejme me nje pedofil apo dhunues… atehere i vihet ne kerkim policia dhe organet tjera te sigurise si nje individ kriminel. Por kur jane 5 te rinj ky numer nuk perfundon me kaq, athere lehtesisht jane edhe 10, 20, 30… pra kemi te bejme me mendesi kriminale qe ushqehet nga shume faktor. Duhet te hulumtohet se nga vjen kjo mendesi qe e bind mashkullin se femra eshte e pavlere, se ato mund te dhunohen seksualisht edhe si te mitura. Nga buron kjo mendesi kriminele?