31 vjet pavarësi: Qytetarët nuk shohin ”dritë në fund të tunelit” (VIDEO)

Qytetarët e anketuar nga Klan Maqedoni nuk e fshehin zhgënjimin nga situata ekonomike në të cilën gjendet vendi por edhe nga stagnimi I proceseve për të përmirësuar jetën dhe standardin.

”Unë e e mendoja se do të jetë ndryshe, se do të shkonim për më mirë, por nuk është kështu. Ne vetë po e ndalojmë vendin që të ecë përpara”
“Fatkeqësisht, po shkojmë për më keq dhe pse e si e dinë ata që janë atje më lart. Shpresojmë për më mirë por tani për tani po shkojmë drejt e më keq.”
Por, kishte të tillë që ende shpresojnë se do të vijnë ditë më të mira për vendin. Shpresa, thonë, vdes e fundit.

“Shpresa nuk vdes kurrë, shpresoj të dalim nga kjo situatë, të vjetrit kanë një thënie “pas së keqes vjen e mira” dhe patjetër të besojmë, tani jemi në mes, kur duam të kalojmë një lumë apo liqen nuk duhët të ndalemi, nuk ka kthim prapa por duhet të kalojmë në bregun tjetër.

“Edhe ata para nesh nuk e kanë pasur më të lehtë dhe kanë pasur vështirësitë e tyre, kriza të ndryshme por ia kanë dalë, sepse kanë qenë më të fortë se ne, e ne jemi një gjeneratë më e ligsht, një ditë të mbetemi pa para thuam u bo kiameti, duhet të kemi shpresë, me u bo të forte, dhe do e kalojmë edhe këtë sfidë dhe më pritë ditë më të mira. Ne e kemi humbur optimizmin dhe presim të mira, pa optimizëm nuk ka të mirë dhe pa vetëbesim.”

Maqedonia e Veriut kremton 31 vjetorin e pavarësisë, në kohën e sfidave të mëdha gjeopolitike për shkak të luftës në Ukrainë, por edhe në kohën kur vendi përballet me krizë energjetike dhe ekonomike, por edhe me sfidat e migrimit të të rinjve. Sipas autoriteteve pritet dimri më I vështirë që nga përfundimi I luftës së dytë botërore. /KlanMacedonia/