Më 30 maj të vitit 1989 në Podujevë ishte organizuar një demonstratë kundër regjimit serb, në të cilën u vra Ali Ajeti.
Në atë ditë Kosovën po e vizitonin një grup diplomatësh nga Evropa dhe pikërisht në këtë ditë e ashtuquajtur “Çeta e Llapit” doli me uniforma ushtarake nëpër rrugët e Podujevës.
Në një përleshje të armatosur vritet Ali Ajeti ndërkaq plagosen disa tjerë.
Ali Ajeti u lind në fshatin Sfeçël të komunës së Podujevës dhe që nga viti 1984-1988 ishte në burg.
Pas daljes nga burgu Ali Ajeti dhe disa tjerë vendosën të formojnë grupin që u quajt “Çeta e Llapit”.