Rrahje në një lokal në Tetovë, kamarieri e sulmon fizikisht 31-vjeçarin nga Reçica e Vogël

MPB ka njoftuar se më datë 21.08.2024 në ora 17:10 në Tetovë, H.Q (53) nga Reçica e Vogël e Tetovës ka raportuar se për shkak të një mosmarrëveshjeje në një objekt hotelierik është sulmuar i biri nga një punonjës aty. Nga ekipi i SPB Tetovë është kryer kontroll dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.