31-vjeçari nga Çegrani i Gostivarit lëndohet rëndë pasi u rrëzua nga motori me katër rrota

Dje (17-dhjetor) në orën 17:55 në SPB-Tetovë është raportuar se në Çegran të Gostivarit 31-vjeçari L.E. duke drejtuar një katër-cikël pa targa regjistrimi, është rëzuar dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit ,,Ferid Murad”. Në vendin e ngjarjes është kryer inspektimi nga ekipi i DPB-Gostivar.