31-vjeçari dy herë e grabit të njejtën bastore sportive, gjithësej ka marrë mbi 5000 euro

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë kundër një personi për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer dy vepra penale – Vjedhje nga neni 237 paragrafi 1 i Kodit Penal.

Ai në dy raste ka grabitur të njëjtin bastore sportive, duke marrë gjithsej 5584 euro, përkatësisht 1609 euro herën e parë dhe shumë më të madhe, përkatësisht 3975 euro herën e dytë.

“I dyshuari 31-vjeçar ka grabitur dy herë në datat 1 dhe 7 nëntor të njëjtën bastore sportive, duke përdorur forcë dhe duke kërcënuar punonjësit që në atë moment kanë qenë në turn. Herën e parë ka marrë 98.987 denarë dhe ka ikur, ndërsa herën e dytë nga kasaforta ka marrë 244.470 denarë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Meqenëse ekziston rreziku i arratisjes, mundësia e ndikimit te dëshmitarët/viktimat dhe mundësia që i dyshuari ta përsërisë veprën penale, prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës. paraburgim për të dyshuarin.