31 shoferë janë sanksionuar në zonën Tetovë-Gostivar

Sot (06.10.2021) në periudhën prej 08.00 deri në 14.00 Sektori për Punë të Brendshme Tetovë ka kryer kontrollin e aksionit të përforcuar për sanksionimin e automjeteve që tejkalojnë në mënyrë të parregullt në zonën Tetovë-Gostivar, me çka janë sanksionuar 31 shoferë.
Për të gjithë shkelësit janë përgadit parashtresa adekuate.
Kontrollet e intensifikuara të veprimit vazhdojnë në ditët në vijim. Ne u bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut dhe të kontribuojnë bashkërisht në rrugë më të sigurta.