Klinika Infektive në QKUK në Prishtinë, ka njoftuar se në këtë klinikë sot janë të hospitalizuar 82 pacientë, prej tyre, të sëmurë me Covid- 19 janë gjithsej 72 pacientë.
Sipas infektives, gjithsej 31 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve 4 raste në gjendje më të rënduar janë duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv, 2 prej tyre janë në gjendje kritike.
“Siç është njoftuar edhe njoftimin paraprak, sot në Repartin e Mjekimit Intensiv ka ndërruar jetë pacienti A. G. 80 vjeçar nga Prishtina, i cili përpos infeksionit me Covid -19 kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Klinika është në në pritje të rezultateve për 8 raste, si dhe nga klinika lirohen 2 pacientë të cilët kanë rezultuar negativ në testimet për Covid 19”, thuhet në njoftim.