300 milion euro për të riparuar pasojat e përmbytjeve në Gjermani


Më shumë se 180 njerëz humbën jetën dhe qindra të tjerë janë zhdukur pas përmbytjeve katastrofale, që goditën pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore. Po kërkohen të zhdukurit.

Deri më tani Gjermania ka siguruar 300 milion euro në ndihmë emergjente për të riparuar dëmet në tre krahina. Mijëra qytetarë mbetën të pastrehë, ndërsa të tjerët nuk kanë ujë dhe rrymë. Pas tërheqjes së ujit, banorët e Gjermanisë tani po përballen me baltën, që mund të shkaktojnë përhapjen e infeksioneve pas shkatërrimit të pothuajse të gjitha tubave të kanalizimeve gjatë përmbytjes. Balta dhe rrënojat nga shtëpitë po pastrohen në terren, ndërsa në disa rajone janë montuar rezervuarë mobil për ujë.

“Ne kujdesemi për rinovimin e infrastrukturës ndërsa hapat e radhës janë rryma, e cila funksionon pjesërisht. Në afat të gjatë, duhet të kujdesemi për higjienën, çështjet mjekësore dhe rinovimi i infrastrukturës”.
Në vizitën e një nga qyteteve më të goditura Shuld, kancelarja gjermane Angella Merkell tha se shkatërrimi është i pa-paramendueshëm duke premtuar ndihmë për riparimin e dëmeve.

Gjendja është katastrofale edhe në Holandë ku disa zona në veri janë evakuuar pasi niveli i lumit Mas tejkaloi nivelin maksimal. Në qytetin Venlo, ku kalon lumi, janë evakuuar 10.000 persona. Përveç në Gjermani dhe Holandë, vërshime kishte edhe në Austri, Belgjikë dhe Poloni. Ngrohja globale është theksuar si një nga shkaktarët e vërshime në Evropën Perëndimore.