30-vjeçarja vdiq nga mbidoza, policia kap shqiptarin

I dha drogën, në pranga edhe dy shokë të tij

Tre shqiptarë, shpërndarës droge, janë vënë në pranga nga autoritetet italiane. Për një prej tyre, shtohet edhe akuza e vdekjes si pasojë e shpërndarjes së drogës.

Kjo pasi një grua 30-vjeçare humbi jetën në Romë për shkak të mbidozës. Autoritetet zbuluan se ishte një prej shqiptarëve që i kishte dhënë sasinë e kokainës.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, shqiptarët operonin në veri të Romës. Arrestimi i tyre është kryer disa ditë më parë, më 20 Prill.

Sipas hetuesve, tre shpërndarësit e drogës ishin duke planifikuar që të arratiseshin për në Shqipëri. Identitetet e tyre nuk janë bërë publike në mediat italiane.