30 vjeçarit i sekuestrohet skuteri elektrik: Voziti 133 km/h, derisa shpejtësia e lejuar ishte 20

Policia e Vaud-it ka sekuestruar një skuter elektrik që ishte në gjendje të udhëtonte me 130 km/h. Kufiri ligjor për e-skuterët është 20. Policia u lajmërua nga dëshmitarët që panë skuterin, i cili kishte dy persona në bord, duke u ngjitur në një kodër me një shpejtësi të vlerësuar si 60 km/h.

Ata u ndaluan në Epalinges, shkruajnë mediat zvicerane. Shoferi 30-vjeçar pranoi menjëherë se kishte marrë dr*ogë – ai më vonë doli pozitiv për ko*kainë. Ndërkohë, skuteri u dërgua në një qendër testimi policor, ku u tregua se shpejtësia maksimale ishte 133 km/h.