30 vjeçari nga Ohri tentoi ta gëlltisë një pako me dr*ogë gjatë kontrollit të policisë

Nga MPB informojnë se një burrë nga Ohri ka tentuar të gëlltisë një pako me drogë gjatë kontrollit të policisë. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën “Sateska”.

“Është privuar nga liria V.Sh. (30) nga Ohri. Më herët ai është vërejtur në automjetin e pasagjerëve “Alfa Romeo” me targa të Ohrit në rrugën “Sateska” në Ohër dhe gjatë kontrollit ka tentuar të gëlltisë një pako me lëndë pluhur të bardhë, e cila i është marrë”, thonë nga MPB.