30-vjeçari nga një fshat i Shkupit ka bashkëjetuar me një vajzë të mitur, arrestohet nga policia

Dje në orën 03:50, zyrtarët e policisë nga SPB Shkup arrestuan A.N. (30) nga fshati Cvetovë, afër Shkupit, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “bashkëjetesë jashtëmartesore me një të mitur”.

Sipas udhëzimeve të Prokurorit Publik, nga zyrtarët e policisë nga Sektori për Punë Kriminalistike Aerodrom dhe Draçevë është njoftuar Institucioni Publik-Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale Shkup dhe së bashku me përfaqësuesit e institucionit nga fshati Cvetovë, e mitura është sjellë në Stacionin Policor Draçevo. Është zhvilluar një bisedë me të në prani të përfaqësuesve nga QNPSR, njoftoi MPB-ja.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër A.N. do të ngritet kallëzim penal.