30-vjeçari nga Gostivari e sulmon fizikisht nënën dhe hallën e tij

Më datë 10.07.2024 në ora 01:50 në rrugën “Leningradska” në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB-Gostivar kanë privuar nga liria personin F.R (30) nga Gostivari, duke vepruar sipas raportimit të babait të tij 64 vjeçar se më datë 07.08.2024 rreth orës 21.00, në shtëpinë e tyre familjare ku banojnë, është sjellë në mënyrë agresive ndaj familjarëve dhe ka sulmuar fizikisht nënën dhe hallën e tij. Ai është ndaluar në komisariat për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.Pa Censurë