30 vjeçari i pret kokën gruas dhe del shëtitje fshatit

Një burrë është filmuar duke bërë paradë me kokën e gruas së tij nëpër rrugët e një fshati në Indi. Pamjet e tronditëse tregojnë 30 vjeçarin Akhilesh Rawat që mbante kokën e përgjakur të gruas së tij Rajani, 26 vjeç, pas një sulmi gjakftohtë të kryer ndaj saj, në fshatin Bahadurpur të rajonit Uttar Pradesh, në veri të Indisë.

Video tregon Rawat duke tundur kokën e gruas, ndërsa kalimtarët shikohen duke bërtitur nga ajo që shohin. Vetëm pasi kishte ecur disa qindra metra ai është kapur nga policia, çuditërisht në këtë moment 30 vjeçari filloi të këndonte himnin kombëtar dhe thirrje atdhetare.

Besohet se sherri mes çiftit nisi për motive të dobëta të shtunën që lamë pas duke agravuar më pas në vrasjen ç’njerëzore të kryer nga Rawat.

Çifti ishte martuar rreth dy vite më parë. Vitin e kaluar, Rajani lindi fëmijën e parë të çiftit, një vajzë, por foshnja vdiq tragjikisht disa ditë më vonë për shkak të një sëmundjeje. Policia thotë se ka sekuestruar armën me të cilën 30 vjeçari ka kryer vrasjen dhe aktualisht ai ndodhet nën masa të rrepta sigurie.