30 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni, gjithsej 384 të infektuar

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 30 raste të reja me virusin korona në Maqedoninë e Veriut. 12 në Shkup, 8 në Kumanovë, 9 në Prilep dhe 1 në Kriva Pallankë, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Me rastet e konfirmuara sot, numri total i të prekurve me COVID-19 në Maqeodninë e veriut arrin në 384.Deri më tani numri më i lartë i të prekurve janë nga Shkupi, 195 të infektuar, i ndjekur nga Kumanova me 62 të prekur, Dibra 47, Prilep 21, Shtipi 15, Tetova 13, Struga 9, Velesi 6, Manastiri 4, Ohri 3, Kavadari 2, Gjevgjelia 2, Kriva Pallanka 2, Gostivari 1, Strumica 1 dhe Koçani 1.

Nga Ministria e Shëndetësisë po ashtu njoftojnë se në 24 orët e fundit janë kryer 342 teste për COVID-19, 177 prej të cilave janë bërë në Institutin e Shëndetit Publik, 20 nga Fakulteti i Veterinarisë, 21 përmes Avicenës, 24 nga Biotek dhe 100 nga Klinika “Zhan Mitrev”.