Është rritur numri i thirrjeve në Shërbimin për Ndihmë Urgjente Mjekësore në Shkup, ndërsa ekipet që nga mëngjesi, е deri më tani, intervenuan në 30 raste. Qytetarët të cilët kërkojnë ndihmë nuk ndjehen mirë për shkak të motit të nxehtë dhe kanë dhimbje koke, dhimbje në gjoks, presion të rritur të gjakut… Këtë e deklaroi udhëheqësja e Shërbimit për Ndihmë Urgjente Mjekësore pranë Shtëpisë së Shëndetit në Shkup, Milica Buballo.
“Ka su*lme në tru, ak*sidente dhe situatat kronike aktivizohen. Të sëmurë kronikë duhet rregullisht ta pinë terapinë dhe të shkojnë në kontroll te mjeku. Telefonat e Shërbimit për Ndihmë Urgjente Mjekësore vazhdimisht cingërojnë. Këshilla shëndetësore qytetarët mund të kërkojnë në linjën 02 15123 në ‘Alo Mjeku’ ose te mjeku amë dhe të mos e ngarkojnë linjën 194 me gjëra që nuk janë urgjente”, shtoi Buballo.
Nga Ministria e Shëndetësisë përkujtuan nëmasat e përgjithshme për mbrojtje të shëndetit, gjegjësisht gjatë ditëve ekstrem të nxehta, të qëndrohet më shumë në hapësira të mbyllura (para së gjithash të kondicionuara), ndërsa gjatë nevojës për qëndrim në hapësira të hapura në këtë periudhë, të gjendet mundësia për pushime më të shpeshta nën hije.
“Të vishen rroba të lehta dhe të ndritshme, ndërsa në ekspozim të drejtpërdrejtë në diell vishni syze dhe kapelë, dhe kur rreziteni përdorni krem me faktor të lartë mbrojtjeje. Të hahet më pak ushqim, kryesisht fruta dhe perime, dhe më pak ushqime me yndyrë. Të pihen shumë lëngje, mundësisht ujë të pijshëm të thjeshtë, dhe shmangni pijet alkoolike. Kur hyni në një automjet, është e nevojshme të ventiloni atë për një periudhë të caktuar. Personat e sëmurë kronikë duhet të marrin rregullisht terapinë e shkruar, në konsultim me mjekët amë”, thuhet në rekomandime.