30 ditë paraburgim për krushevasin që dyshohet se vodhi mbi një milionë denarë

Prokuroria Themelore Publike e Prilepit ka urdhëruar që të nisë procedura hetimore kundër 51-vjeçarit nga Krusheva, i cili dyshohet se ka kryer vepër penale të vjedhjes.
Besohet se i dyshuari, më 19 gusht, i maskuar, ka hyrë në ekspoziturën e Uni Bankës në Krushevë, ku edhe e ka kryer veprën penale.

Me forcë dhe duke u kërcënuar me armë zjarri, ai i ka detyruar tre të punësuarat që t’ia hapin derën e kasafortave të bankës.
Nga aty ai mori mbi një milionë denarë. I dyshuari është në paraburgim 30 ditorë.