30 ditë paraburgim për gruan që tentoi të vriste nënën e saj në Kavadar: E goditi me çekan në kokë teksa po flinte

“Për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale – Vrasje nga neni 123, pika 2, lidhur me nenin 19 (në tentativë), Prokuroria Themelore në Kavadarci ka nisur një hetim ndaj një gruaje 32-vjeçare.”

Më 10 shtator, në orët e para të mëngjesit, gjatë një akti të dhunës në familje, e dyshuara tentoi të privonte nga jeta nënën e saj. Ndërsa viktima flinte në shtëpinë e përbashkët, e dyshuara, e cila kishte kërcënuar për një periudhë të gjatë se do ta kryente veprën, e goditi nënën e saj në kokë me një objekt të fortë (çekan). Dëshmitar i ngjarjes ishte babai i të dyshuarës, i cili e ndali atë dhe nuk i lejoi të largohej pas ngjarjes.

Për shkak të rrezikut të ikjes, sidomos duke marrë parasysh masën e dënimit për këtë formë të veprës penale, mundësinë për të ndikuar mbi dëshmitarin ose për të përfunduar veprën penale, prokurori i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Kavadarit propozim për caktimin e masës së paraburgimit. Gjyqtari e ka pranuar propozimin dhe mbrëmë ka marrë një vendim për caktimin e paraburgimit për 30 ditë për të dyshuarën.”