3 vjet burg për shoferin që aksidentoi për vdekje 24 vjeçaren para “City Mall”Shkup

Me tre vjet burg është dënuar shoferi Jordan Gjorgjiev, i cili në janar të këtij viti e aksidentoi për vdekje me makinë një 24-vjeçare nga Radovishi.

Gjykatësja e kësaj lëndë, gjithashtu tha se shoferit Jordan Gjorgjiev do t’i merret leja për vozitje.

Gjykatësja tha se janë marrë parasysh të gjithë rrethanat lehtësuese dhe rënduese në këtë rast.

Gjatë procesit gjyqësor Jordan Gjorgjiev pranoi fajin dhe deklaroi se nëse do të ishte e mundur të bënte diçka, do ta ndërronte vendin me viktimën.

Ndryshe, Gjorgjiev në ditën e aksidentit ka vozitur me shpejtësi prej 67,3 kilometra në orë, që është 17,3 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.