3 vjet bu*rg kush su*lmon gazetarët


Su*lmi ndaj gazetarëve, kameramanëve ose fotoreporterëve do të konsiderohet si su*lm ndaj personit zyrtar. Ministri i Drejtësisë njoftoi ndryshime në Kodin Penal të cilat do të parashikojnë, përveç gjobave edhe bu*rg deri në tre vjet, për këdo që pengon ose su*lmon një punonjës mediatik në kryerjen e detyrës. Risi është se prokuroria do të duhet të veprojë sipas detyrës zyrtare për su*lm ndaj ndonjë gazetari, e jo siç ka qenë deri më tani vetëm me de*noncim në prokurori.

Ministri njoftoi se do të propozojë ulje të gjobave për fy*erje dhe shp*ifje. Shuma zvogëlohet nga 2 mijë në 400 euro për gazetarin, për kryeredaktorin gjoba ulet nga 10 në 2 mijë euro, ndërsa media do të duhet të paguajë pesë mijë euro në vend të 15 mijë për shp*ifje. Sipas ministrit, ndryshimet duhet të miratohen në shtator.
“Korniza ligjore për këto vepra penale ose vepra të shtrënguara penale për su*lm ndaj gazetarëve është deri në tre vjet bu*rg. Mendojmë se në një farë mënyre barazohet me su*lmin ndaj një personi zyrtari që i referohet atyre profesioneve që mbrohen posaçërisht nga kodi penal.”