Tre gra që lindën në spitalin gjinekologjik të “Nënë Tereza” në Çair, nuk kanë deklaruar se knë pasur kontakte me persona të infektuar me KOVID-19, dhe më pas u vërtetua se edhe ato gjithashtu janë të infektuaea me koronavirus.
Drejtori i Spitalit Gjinekologjik dhe Obstetrik “Nënë Tereza” Bashkim Ismaili për SDK thotë se 18 punonjës mjekësorë aktualisht janë në izolim sepse këta tre pacientë nuk kanë dhënë informacion të saktë për gjendjen e tyre!
“Njërën prej grave zbuluam se burri i saj ishte i infektuar me koronavirus dhe menjëherë para lindjes e dërguam në Klinikën Gjinekologjike. Për dy tjerat kuptuam se kanë anëtarë të familjes pozitiv ndaj Covid-19, ndërsa më pas edhe ato janë infektuar pasi janë lëshuar nga spitali. Me të vërtetë, fshehja e informatave është problem i madh me të cilin përballemi. Apeloj të gjitha gratë që duhet lindur dhe pacientet tjera, të mos gënjejnë gjatë anketave epidemiologjike. Për gënjeshtra duhet të ketë përgjegjësi”, thotë drejtori Bashkim Ismaili.
Për momentin kjo Klinikë punon me numër të reduktuar të personelit mjekësor sepse deri tani 18 punonjëse gjenden në izolim shtëpiak. Drejtori Ismaili thotë se madje një pjesë e tyre janë të infektuara me Covid 19 dhe për këtë, është e rëndësishme që pacientët të jenë të sinqertë me punonjësit shëndetësor.
“Nuk do të ketë kush të përkujdeset për pacientët nëse ata i fshehin informatat. Motrat medicinale, mjekët, të punësuarit, të gjithë mbajnë maska dhe vizirë mbrojtës. Të gjitha lehonave u japim maska por nuk mundemi ti kontrollojmë vazhdimisht nëse i mbajnë apo jo”, thotë Ismaili