Si pasojë e tërmetit në Turqi kanë humbur jetën 3 shqiptarë nga Kosova. Lajmi konfirmohet për Report Tv nga gazetari në Izmir Sokol Brahaj.
Mësohet se kanë humbur jetën 3 persona me origjinë shqiptarë nga Kosova të ardhur në Izmir në vitin 1956.
1 Nazmije Dograjan, 64 vjeçe (dhe është plagosur i biri i saj Malik Tahirleri që aktualisht është në spital dhe mjekët janë optimist për jetën e tij). 2 Hatixhe Dogruja (70 vjeçe dhe burri i saj). 3 Bajram Dogruja (73 vjeç)