3 raste të reja me Koronavirus në Tetovë

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 37 raste të reja të të infektuarve me virusin korona, njofton Portalb.mk. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 1207 persona ndërsa raste aktive janë 977. Janë shëruar 15 persona ndërsa kanë ndërruar jetë 2.

Sipas të dhënave të ministrisë, janë shëruar 15 persona, 6 nga Klinika për Sëmundje Infektive në Shkup, dhe 9 që kanë qenë në mjekim shtëpiak.

Ministria informon se kanë ndërruar jetë 2 pacientë, njëri nga Shkupi në Klinikën për Sëmundje infektive 66 vjeçar dhe tjetri nga Shtipi 83 vjeçar, ka ndërruar jetë në spitalin “8 Shtatori”. Të dy pacientët kanë pasur edhe sëmundje të tjera përpos infektimit me COVID-19.

Me këtë numri i të shëruarve është 179 ndërsa i të vdekurve 51.

Të infektuarit e ri sipas qyteteve janë: Shkup 8 ,Kumanovë 9 ,Tetovë 3 ,Prilep 5 ,Veles 3 ,Ohër 8 ,Koçani 1