3 pl*umba në zarf, kërc*ënohet Papa Françesku


Mediat Italiane raportojnë se kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku është kërc*ënuar. Kjo pasi një zarf me tre pl*umba është dërguar për në adresën e Atit të Shenjtë.
Sipas mediave italiane, ky zarf nuk arriti në Vatikan, pasi pakoja e nisur u kon*fiskua nga policia italiane që në zyrën postare të Milanos, ku u zbulua përmbajtja e pakos.

Zarfi, sipas asaj që është mësuar, përmbante tre fi*shekë të tipit Flobert, të kalibrit 9 milimetra.
Në zarf shkruhej: “Papës, Vatikanit, Sheshit të Shën Pjetrit” dhe mësohet se ka ardhur nga Franca. Shënimi ishte shkruar me stilolaps në një mënyrë të palexueshme dhe i drejtohej drejtpërdrejt Papës.
Sipas mediave italiane, dërguesi tashmë është identifikuar.

Burimet hetimore deri më tani tregojnë se ky person nuk është i panjohur për policinë, pasi ai i ka dërguar letra Vatikanit edhe në të kaluarën.
Për momentin hetuesit janë të përqendruar në vendndodhjen e tij, nëse ai ndodhet në Francë apo në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë.