3 persona nga Shqipëria e rrahin keq 31-vjeçarin në Ohër, policia i arreston

Më datë 19.12.2023 në Ohër, punonjësit e policisë nga SPB Ohër kanë privuar nga liria L.J.(25), K.M.(34) dhe H.T.(69), të gjithë nga Republika e Shqipërisë. Ata dyshohet se së bashku me një person tjetër më datë 18.12.2023 rreth orës 23:00 para një shtëpie në bulevardin “Zhelezniçka” në Ohër, kanë sulmuar fizikisht A.D.(31) nga Ohri, me të cilin janë njohur më parë. Në të njëjtën kohë, A.D. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në spitalin “Shën Erasmus”. Rasti është duke u zbardhur, pas së cilës ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës.