3 persona arr*estohen për shkak të vjedhjeve që kanë kryer!

Pjestarët e policisë të SPB Tetovë – DPB Gostivar dje (27-shkurt), në rrugën “Majori Çede Filipovski” në Gostivar, kanë privuar nga liria personat I.V.(48), E.K.(23) dhe D.K.(43), të tre nga Prilepi, për shkak të dyshimeve për përfshirje në vjedhjet e kryera këtë vit në zonë. Gjatë privimit tek personi E.K. është gjetë dhe marrë një boksier metalik.

Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar dhe ndaj tyre do të pasojnë parashtresat përkatëse.