3 këshilla për të larguar inatin

Kur inatoseni humbisni aftësinë e kontrollit dhe të arsyetimit. Në momentet kur ju kaplon inati, në organizëm ndodhin ndryshime të mëdha. Në fakt, prania e ndjenjave kaq të forta në të gjithë organizmin, përfshihet nga një gjendje maksimale stimulimi. Por si t’ia dilni mbanë për të mos rënë pre e inatit? Kemi përzgjedhur tri këshilla:

Kujtoni ndjenja pozitive
Në situata stresuese, sillni në mendje ngjarje pozitive apo të kujtoni një person të dashur, i cili ju dhuron qetësi dhe ju bën të ndiheni në harmoni. Nuk ka rëndësi se çfarë ngjarje kujtoni, mjafton të jetë e mbushur me ndjenja pozitive dhe përfshihuni nga këto ndjenja. Ky veprim ju ndihmon të rigjeni ekuilibrin dhe të jeni sa më gjakftohtë.

Largojuni debatit
Çelësi i suksesit është që në situata debati apo mosmiratimi me dikë të hapni rrugë. Mos thoni fjalën e fundit të parën dhe shmangni impulsivitetin, sidomos kur jeni të nervozuar. Më pas, kur të jeni më të ftohtë në gjykim mund të keni sërish mundësinë të fitoni debatin, por kësaj here me qetësi.

Kontrolloni frymëmarrjen
Kur ju kaplon zemërimi dhe inati, nuk jeni të aftë të gjykoni me kthjelltësi. Uleni nivelin e stresit duke kontrolluar frymëmarrjen. Merrni frymë për së paku 3 sekonda, pastaj nxirreni duke përfytyruar që po nxirrni edhe tensionet jashtë vetes.