3.000 shtretër vendosen në sallë të sporteve në Beograd për pacientë të koronavirusit


Në një sallë të sporteve në kryeqytetin e Serbisë janë vendosur tre mijë shtretër, në pritje të një fluksi të mundshëm të pacientëve me koronavirus.
Në pamjet e dërguara KOHËS shihet vendi i quajtur Sajmishte. Aty do të shtrihen pacientë, gjendja e të cilëve nuk është e rëndë.

Këtë gjë e ka paralajmëruar të hënë presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiqi, i cili kishte bërë të ditur se të gjitha të infektuarit kësisoji do të izolohen në tërësi prej pjesës tjetër të popullsisë.
Numri i të infektuarve nga koronavirusi në Serbi ka mbërritur në 303.