Me datë 30.10.2024, zyrtarë policorë nga NJP Gallatë në f. Negotinë të Gostivarit kanë privuar nga liria personin B.I. (29) nga fshati Llomnicë, i cili është denoncuar nga fqinji i tij M.K (67) nga i njëjti fshat, se rreth orës 17:00, derisa ka qenë në oborrin e shtëpisë së tij në fshat, e ka sulmuar fizikisht atë dhe bashkëshorten e tij F.K. Sipas raportit, ai gjatë sulmit kishte përdorur edhe një mjet druri. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.