29-vjeçari nga Gostivari e raporton në polici vëllain e tij pasi e kishte sulmuar fizikisht


MPB ka njoftuar se me datë 21.10.2024 në ora 22:30 në fshatin Cerovë të Gostivarit, zyrtarët policorë të DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin M.A.(25) nga Gostivari.  Ai është raportuar nga vëllai i tij I.A (29) se rreth orës 20:30 pas një debati verbal e ka sulmuar fizikisht në vikend shtëpinë e tyre në fshatin Cerovë. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse. 
                                                               ……