Me datë 27.11.2024 në ora 13:40, zyrtarët policorë të Njësisë të Policisë për Siguri në Komunikacionin Rrugor Gostivar, gjatë sigurimit të vendit të aksidentit në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë, kanë arrestuar personin E.K (29) nga fshati Veleshtë e Strugës, i cili me veturën e tij “golf”, me targa të strugës, ka kaluar mbi këmbën e një punonjësi policie, i cili ishte duke kryer detyrën zyrtare. Zyrtarit policor i është dhënë ndihma mjekësore në Qendrën Emergjente – Gostivar, kurse ekipi i DPB Gostivar ka kryer inspektimin në vendin e ngjarjes.